BallinaShowBizBen Affleck i “dhuron” Jennifer Lopez pjesën e tij në vilën luksoze...

Ben Affleck i “dhuron” Jennifer Lopez pjesën e tij në vilën luksoze në Beverly Hills

Të ngjajshme

Kritika të forta ndaj Nagelsmannit

Ish-reprezentuesi gjerman Dietmar Hamann ka kritikuar ashpër trajnerin e...

Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja...

Aktori i njohur Ben Affleck ka bërë një lëvizje që po trondit mediat rozë – ai i ka kaluar ish-bashkëshortes Jennifer Lopez të gjithë pjesën e tij të pronësisë në mega-vilën e tyre në Beverly Hills.

Sipas raportimit të fundit të TMZ, Affleck ka hequr dorë plotësisht nga interesi i tij në pronën luksoze që vlerësohet rreth 60 milionë dollarë – dhe ajo që e bën edhe më të bujshme këtë vendim është fakti se transferimi është bërë falas, transmeton IndeksOnline.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ndryshimi është bërë përmes dokumenteve zyrtare, si pjesë e rregullimit të marrëveshjeve pas divorcit të tyre, i cili u finalizua në vitin 2025.

Kjo vilë gjigante në Beverly Hills ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes, pasi ish-çifti kishte vështirësi ta shiste, pavarësisht uljes së çmimit dhe përpjekjeve të shumta për ta nxjerrë në treg.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz