BallinaSportNdëshkim i fshehtë për arbitrin e ndeshjes Barcelona–Atlético

Ndëshkim i fshehtë për arbitrin e ndeshjes Barcelona–Atlético

Të ngjajshme

Kritika të forta ndaj Nagelsmannit

Ish-reprezentuesi gjerman Dietmar Hamann ka kritikuar ashpër trajnerin e...

Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja...

Bajrami: Albin Kurti po na çon në zgjedhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit...

Arbitri rumun Stefan Kovac u përfshi në polemika të mëdha gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Atlético Madridit.

Pas ndeshjes, Barcelona paraqiti një ankesë zyrtare në UEFA, duke kundërshtuar si penalltinë e padhënë pas prekjes me dorë nga Pobel, ashtu edhe kartonin e kuq ndaj Pau Cubarsí. Në fund, katalanasit u mposhtën me rezultatin 2-0.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, eksperti i arbitrimit Isaac Futo, në emisionin El Partidazo de Cope, deklaroi se Kovac pritet të pezullohet dhe nuk do të gjykojë më ndeshje të tjera në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, sipas tij, arsyeja kryesore e pezullimit nuk lidhet me penalltinë e diskutueshme, por me vonesën në përjashtimin e Cubarsít.

UEFA e konsideron këtë incident më të rëndë, pasi arbitri fillimisht i dha vetëm karton të verdhë mbrojtësit të Barcelonës dhe vetëm pas rishikimit me VAR vendosi ta ndëshkojë me karton të kuq. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz