BallinaLajmeLëvizja Vetëvendosje thërret seancë të jashtëzakonshme në ora 17:00, kjo është arsyeja!

Lëvizja Vetëvendosje thërret seancë të jashtëzakonshme në ora 17:00, kjo është arsyeja!

Të ngjajshme

Arbeloa lë jashtë tre yjet e skuadrës për ndeshjen ndaj Gironas

Real Madrid sonte do të përballet me Gironan, ndeshje...

Juventus vendos përfundimisht për Spallettin

Juventus ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano...

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është...

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur për sot në orën 17:00 një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë dhjetë projektligje që pritet të shqyrtohen në lexim të parë.

Seanca do të mbahet në sallën plenare dhe përfshin projektligje që lidhen me fusha të ndryshme, si masat për produktet themelore në raste destabilizimi të tregut, sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, kontabilitetin dhe auditimin, shërbimet e pagesave, si dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, në rend dite janë edhe projektligje për menaxhimin e resurseve ujore, banimin social, shtetësinë, lëndët plasëse dhe provimin e maturës shtetërore.

Këto projektligje kishin qenë pjesë e përpjekjes së Lëvizja Vetëvendosje për t’i futur në rend dite edhe në një seancë të mëhershme plenare, por nuk kishin marrë mbështetjen e opozitës.

Partitë opozitare kishin kundërshtuar procedimin e tyre të menjëhershëm, duke vlerësuar se nuk bëhet fjalë për çështje urgjente dhe se projektligjet kërkojnë shqyrtim më të thellë para se të hidhen në votim.

Rendi i ditës për seancën e jashtëzakonshme:

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina  2030,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
7. Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz