BallinaLajmeLladrovci: Krenar me Policinë e Kosovës

Lladrovci: Krenar me Policinë e Kosovës

Të ngjajshme

Ndëshkim i fshehtë për arbitrin e ndeshjes Barcelona–Atlético

Arbitri rumun Stefan Kovac u përfshi në polemika të...

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se Komisioni...

Futbollisti brazilian, Endrick po bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i Lyonit, Endrick, po bëhet baba për herë...

Me rastin e përurimit të ambienteve të reja të Njësisë së Trafikut në Komoran, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se ambientet e reja të punës për policinë do të shtojnë ndjeshëm sigurinë për qytetarët.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Jam i lumtur që sot, njësia e Trafikut të Policisë së Kosovës, është vendosur në Komoran, buzë Autostradës, në zemrën e Kosovës. Këto ambiente, do të jenë ambiente për punën e Policisë tonë, më e mira në rajon dhe më gjerë dhe do të shtoj ndjeshëm sigurinë edhe për qytetarët e kësaj ane.

Anëtarët e kësaj njësie janë ndër ambasadorët e shtetit të Kosovës, sepse, përcjell nga afër, sigurinë e aortës së qarkullimit rrugor në Republikën tonë, komunikacionin në të cilën ndodhen mysafirë dhe shtetas të huaj në vendin tonë.

Me një fjalë të shkurt, e përgëzova Komandantin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Hoxhën, drejtuesit e lartë të Policisë, policët e pranishëm dhe Kapiten Morinën duke i inkurajuar në zbatimin e ligjit dhe barazinë para ligjit.

Punë të mbarë dhe suksese!

Krenar me Policinë e Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz