BallinaLajmeMbyllen dy ambulanca ilegale në Skenderaj, Sami Lushtaku paralajmëron masa të rrepta

Mbyllen dy ambulanca ilegale në Skenderaj, Sami Lushtaku paralajmëron masa të rrepta

Të ngjajshme

Skenderaj – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për mbylljen e dy Ambulancave të Mjekësisë Familjare në Banjë dhe Syriganë, pas pranimit dhe verifikimit të informatave se ato po funksiononin në mënyrë ilegale, përcjellë Drenica Press.
Sipas tij, këto ambulanca, të vendosura në vendbanime me komunitet joshumicë serb, operonin nën menaxhimin e strukturave paralele serbe, jashtë rendit kushtetues dhe ligjor të Republika e Kosovës.
Gjatë inspektimit janë konstatuar shkelje të rënda, përfshirë medikamente pa banderola dhe me afat të skaduar, përdorim të vulave dhe recetave mjekësore pa prezencën e mjekut, si dhe parregullsi të tjera që bien ndesh me ligjet dhe protokollet shëndetësore. Sipas Lushtakut, këto veprime përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Është e papranueshme që të rrezikohet shëndeti i qytetarëve duke vepruar jashtë sistemit ligjor. Nuk do të lejojmë aktivitete të tilla”, ka deklaruar ai.
Kryetari bëri të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe janë njoftuar autoritetet përkatëse, përfshirë edhe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Sipas komunës, këto ambulanca mund të rikthehen në funksion vetëm nëse integrohen plotësisht në sistemin shëndetësor të Kosovës dhe respektojnë pa kompromis kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz