BallinaLajmeNagavci për çështjen e Presidentit: Do të vazhdojmë me takime gjatë fundjavës

Nagavci për çështjen e Presidentit: Do të vazhdojmë me takime gjatë fundjavës

Të ngjajshme

Luftërat e pashpallura hibride të Ballkanit

Shkruan: Adri Nurellari Partitë filo-serbe të Malit të Zi, tentuan...

Zbatimi i EES ka filluar, radhë kilometrash në kufijt ballkanik

Në pikat kufitare kroate me Serbinë dhe Bosnjën e...

Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, ministri...

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para nisjes së seancës së sotme të Kuvendit tha se takimet për çështjen e presidentit do të zhvillohen në fundjavë.

“Kryeministri sot ka një prezantim, është në Londër siç jeni në njohuri, ndërkohë që besoj që edhe gjatë fundjavës por edhe shumë shpejt do të vazhdojmë me takime”, ka deklaruar Nagavci.

Nagavci, ka folur edhe për marrëveshjen e Bordit të Paqes e cila nuk është sjellë ende në Kuvend për ratifikim.

Nagavci, beson se gjatë javës së ardhshme kjo marrëveshje do të diskutohet në komisionin përkatës dhe pastaj do të sillet në Kuvend për miratim.

“Besoj që gjatë javës së ardhshme, me sa e di Komisioni do ta shqyrtojë në fillim të javës së ardhshme dhe sapo të shqyrtohet në komisionin funksional do të vij në Kuvend dhe do ta votojmë”, ka shtuar Nagavci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz