BallinaSportKeisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Të ngjajshme

Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, ministri...

Slot: Ndjej mbështetjen nga pronarët

Arne Slot po kalon një sezon të dytë të...

Kjo do të jetë banorja më e re e “Ferma Vip”-it

Ermiona Lekbello do të bëhet pjesë e “Ferma VIP”-it,...

VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë për sigurimet shëndetësore

Dy projektligje të rëndësishme të qeverisë janë rikthyer sot...

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda, tha se dëshiron të vendosë një rekord të ri pasi nënshkroi me një klub nga Singapori të premten, duke rifilluar karrierën e tij në moshën 39-vjeçare.

Skuadra e Singapore Premier League, FC Jurong, njoftoi se mesfushori ofensiv, i cili ka luajtur dhe shënuar në tri Kupa Bote, do të jetë pjesë e tyre sezonin e ardhshëm.

Honda së fundmi ishte pjesë e klubit Paro FC, ku luajti dy ndeshje dhe shënoi dy gola në sezonin 2024/25.

Para kësaj, ai luajti për klubin lituanez FK Suduva në vitin 2021, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Japoni, Holandë, Rusi, Itali, Meksikë, Australi, Brazil dhe Azerbajxhan.

Honda deklaroi se është duke ndjekur disa “sfida personale”, përfshirë përpjekjen për të shënuar në më shumë liga elitare vendase se çdo futbollist tjetër.

“Megjithatë, qëllimi im kryesor me këtë klub është të fitojmë titullin kampion,” tha ai.

“Ka disa rivalë shumë të fortë, kështu që do të jetë një sfidë e vështirë, por jam i vendosur ta arrij.”

Honda u tërhoq nga Kombëtarja e Japonisë pas Kupës së Botës 2018 në Rusi, me 98 paraqitje dhe 38 gola.

Jashtë futbollit, ai drejton një fond investimesh (venture capital), zotëron një klub në ligat e ulëta në Japoni dhe ka provuar edhe rolin e trajnerit, duke drejtuar Kombëtaren e Kamboxhias nga gushti 2018 deri në janar 2023.

FC Jurong, i njohur më parë si Albirex Niigata Singapore, tha se afrimi i Hondës “shkon përtej nënshkrimit të një lojtari të vetëm”.

“Për të ndërtuar një kështjellë të madhe, të duhet një themel i fortë,” tha kryetari Daisuke Korenaga.

“Në atë themel, ne vendosim përvojë të klasit botëror, vizion dhe pasion.”

“Së bashku me Keisuke Honda, jemi të vendosur të ndërtojmë një trashëgimi që do ta çojë këtë klub përpara për 100 vitet e ardhshme.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz