Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në Pejë, ku persona të panjohur kanë dëmtuar një varr dhe kanë marrë një statujë prej bronzi me vlerë.
Sipas njoftimit, ankuesi ka bërë të ditur se varri i një familjari të tij është dëmtuar nga të dyshuar të panjohur, të cilët kanë arritur të vjedhin statujën e vendosur aty, transmeton lajmi.net.
Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Pejë 09.04.2026. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar varrin e familjarit duke i marr një statujë prej bronzit me Vlerë. Rasti eshte iniciuar dhe po vazhdon të hetohet./lajmi.net/