Në Koshare, sot gjaku i heronjve të lirisë na rikujtoi se mbi çdo ndarje qëndron sakrifica për atdheun.
Kështu është shprehur gruja e Agim Ramadanit përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ajo më tutje u shpreh se uniteti i sotëm politik në Koshare, është moment reflektimi.
Postimi i plotë:
Në Koshare, sot gjaku i heronjve të lirisë na rikujtoi se mbi çdo ndarje qëndron sakrifica për atdheun.
Para kësaj kujtese të shenjtë, pozita dhe opozita u bashkuan në nderim, duke dëshmuar se liria jonë është më e madhe se çdo dallim politik.
Ky unitet nuk është vetëm moment reflektimi, por thirrje që përgjegjësia ndaj atdheut të na mbajë gjithmonë të bashkuar, ashtu siç na bashkoi gjaku i dëshmorëve.