Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, të enjten mohoi se ka pasur ndonjëherë lidhje me financierin e ndjerë, Jeffrey Epstein, dhe tha se pretendimet për këtë po e diskreditojnë.
“Gënjeshtrat që më lidhin mua me të turpshmin Jeffrey Epstein duhet të përfundojnë sot” – tha zonja Trump në një adresim të rrallë nga Shtëpia e Bardhë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ajo tha se kurrë nuk ka pasur lidhje me Epsteinin ose me bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxëell, me të cilën ajo tha se ka pasur vetëm kontakte të rastësishme.
“Unë nuk jam viktimë e Epsteinit” – tha Melania Trump.
Epsteini ishte arrestuar në vitin 2019 nën akuza për trafikim seksual të të miturave. Vdekja e tij më 2019 në një burg në Manhattan është cilësuar zyrtarisht si vetëvrasje.