BallinaLajmeAzemi me pretendim të çuditshëm: Asnjë parti politike nuk ka më shumë...

Azemi me pretendim të çuditshëm: Asnjë parti politike nuk ka më shumë veteranë të UÇK-së sesa LVV-ja

Të ngjajshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka pretenduar se asnjë nga grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk ka më shumë veteranë e të burgosur politik sesa partia që ai përfaqëson.

Azemi në një intervistë për ATV-në deklaroi kështu, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje prin edhe me numër të aktivistëve që janë angazhuar në celulat e hershme të UÇK-së.

“Shikoji pak grupet parlamentare, shikoje pak secilin subjekt politik dhe përfaqësues në Kuvendin e Republikës, asnjë grup parlamentar nuk ka më shumë veteranë të UÇK-së sesa Lëvizja Vetëvendosje. Asnjë grup i asnjë subjekti politik nuk ka më shumë të burgosur politik e aktivistë që janë angazhuar qysh në faza të hershme për çlirim ndaj okupatorit serb”, deklaroi Azemi.

Ai pati akuza ndaj partive politike opozitare, duke thënë se fshihen nën logon e UÇK-së.

“Një opozitë e tillë, e cila ende edhe 26 vite pas luftës të fshihet pas logos e mbrapa UÇK-së, e që përkundrazi, nëse ka një subjekt politik dhe figura politike që e kanë dëmtu këtë logo, janë po këta që e kanë votu Gjykatën Speciale, që i kanë harru të gjithë ata veteranë, invalidë e dëshmorë dhe madje madje, vetëm për përfitime të ngushta partiake i kanë rritë dhe shumëfishu edhe numrat e veteranëve”, deklaroi më tej deputeti i VV-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz