BallinaLajmeTargetimi i infrastrukturës së Iranit, Pompeo përmend bombardimet e NATO-s dhe goditjen...

Targetimi i infrastrukturës së Iranit, Pompeo përmend bombardimet e NATO-s dhe goditjen e rrjetit elektrik të Serbisë: U shpëtuan jetë në Kosovë

Të ngjajshme

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka publikuar një shkrim për luftën e SHBA-së me Iranin dhe synimin e Washingtonit për dëmtimin e infrastrukturës jetike të shtetit pers.

Pomepo në këtë shkrim të titulluar “Paqe përmes Forcës: Pse shënjestrimi i Makinerisë së Luftës së Iranit është i ligjshëm dhe i domosdoshëm”, ka thënë se ata që janë të tronditur nga një gjë e tillë, duhet të rifreskojnë memorien e tyre dhe ka potencuar se sulme të tilla s’janë ndonjë largim radikal nga normat ndërkombëtare.

“Është një metodë e provuar – një metodë që ka përfunduar konfliktet dhe ka shpëtuar jetë”, ka shkruar Pomepo.

Ish-Sekretari Amerikan ka përmendur rastin e Kosovës në vitin 1999 dhe fushatën e bombardimeve kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Pompeo ka thënë se bombardimet e përkrahura nga shumë prej kritikëve të sotëm, kishin goditur rrjetin elektrik të Serbisë me qëllim të thyerjes së Sllobodan Millosheviqit.

“Gjatë fushatës së Kosovës në fund të viteve 1990, forcat e NATO-s – të mbështetura me entuziazëm nga shumë prej kritikëve më të zëshëm të sotëm – goditën rrjetin elektrik në Beograd për të thyer komandën dhe kontrollin e Millosheviçit. Në Luftën e Dytë Botërore, ne nuk u kufizuam vetëm në tanke në vijën e frontit. Ne goditëm fabrikat e kushinetave me sfera në Schweinfurt dhe rafineritë e naftës që mbanin në punë makinën e luftës naziste, sepse kuptuam se nuk mund ta mposhtësh një agresor duke e lënë të paprekur zemrën e tij industriale”, ka shkruar Pomepo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz