BallinaSport“Marr përgjegjësi për atë që ndodhi”, mbrojtësi Cubarsi kërkon falje pas kartonit...

“Marr përgjegjësi për atë që ndodhi”, mbrojtësi Cubarsi kërkon falje pas kartonit të kuq

Të ngjajshme

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, që la skuadrën e tij me një lojtar më pak dhe ndikoi në humbjen 0:2.

Talenti spanjoll mori përgjegjësinë për momentin vendimtar që ndryshoi rrjedhën e takimit, duke kërkuar falje ndaj bashkëlojtarëve dhe tifozëve, shkruan Indeksonline

“Një moment i vetëm mund të vendosë një ndeshje dhe të ndikojë rezultatin. Ky është futbolli. Unë marr përgjegjësi për atë që ndodhi”, shkroi Cubarsi.

Ai shtoi se skuadra do të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar pavarësisht disfatës:
“Ka ende një rrugë të gjatë përpara nesh; jemi më të bashkuar se kurrë. Jemi një familje dhe këtë e kemi dëshmuar gjithmonë”.

Në fund, mbrojtësi premtoi reagim në ndeshjet e ardhshme:
“Përpara me përpjekje dhe vendosmëri, nuk do t’i ulim kurrë kokat”!

Kartoni i kuq i Cubarsi rezultoi vendimtar në humbjen e Barcelonës, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz