BallinaLajmeHaradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj do të mbahet mend...

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

Të ngjajshme

Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Serbisë

Qendrës humanitare serbo-ruse i janë ndarë pothuajse 2.3 milionë...

“Marr përgjegjësi për atë që ndodhi”, mbrojtësi Cubarsi kërkon falje pas kartonit të kuq

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka reaguar përmes rrjeteve...

Vjosa Osmani kujton Betejën e Koshares: Flakada e sakrificës mbetet e pavdekur

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Betejën...

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Xhevat Hasanmetaj, i cili humbi jetën dje në vendin e punës në Strellc të Ulët të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit, Xhevat Hasanmetaj. Xhevati do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm. Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe bashkëluftëtarët, të cilët duhet të ndihen krenarë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz