BallinaLajmeGjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga...

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

Të ngjajshme

DJ Geek shijon pushimet luksoze në Maldive me të dashurën

DJ Geek ka nisur pushimet në Maldive, duke ndarë...

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri

Turistët nga Kosova mbajnë primatin e vizitave në muajt...

Trump kritikon NATO-n, por shefi i aleancës e përshkruan takimin si ‘shumë të sinqertë’

Donald Trump ka sulmuar përsëri NATO-n për mosmbështetjen e...

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të martën pasdite në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve në një shtëpi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:40 nga një qytetar, i cili ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes gjatë punimeve.

Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, shkruan lajmi.net.

Më pas, në vendngjarje ka intervenuar njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa shkaktuar incidente apo pasoja.

Policia ka bërë të ditur se rasti është trajtuar në mënyrë profesionale dhe pa rrezikuar jetën e qytetarëve. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz