BallinaLajmeHamiti: Askush nuk mori përgjegjësi për sanksionet financiare të BE-së, tashti po...

Hamiti: Askush nuk mori përgjegjësi për sanksionet financiare të BE-së, tashti po kërkojnë merita për heqjen e tyre

Të ngjajshme

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetarët për ngarendjen rreth meritave për heqjen e sanksioneve të BE-së.

Ai ka bërë me dije se askush prej tyre nuk e mori përgjegjësinë për pasojat që pati Kosova gjatë tre vjetëve sa ishte nën sanksione të BE-së.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se tani ata po kërkojnë merita për heqjen e tyre.

“Nuk mori përgjegjësi askush për sanksionet financiare të BE-së që qytetarët e Kosovës i vuajtën prej mesit të vitit 2023 deri në fillim të vitit 2026. U bllokuan fonde të BE-së prej qindra milionë eurosh në këtë kohë. Tashti po kërkojnë merita për heqjen e sanksioneve”, ka shkruar Hamiti.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz