BallinaBotë“U testuan dhe dështuan!”- Mundësia e largimit të SHBA nga NATO, Shtëpia...

“U testuan dhe dështuan!”- Mundësia e largimit të SHBA nga NATO, Shtëpia e Bardhë: Çështja mund të diskutohet gjatë takimi të sotëm

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Presidenti Donald Trump beson se NATO u testua dhe dështoi gjatë luftës me Iranin, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, në lidhje me mundësinë që SHBA të tërhiqen nga aleanca.

Leavitt shtoi se çështja është diskutuar nga presidenti dhe do të diskutohet së shpejti edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Kjo është diçka që Presidenti e ka diskutuar. Dhe mendoj se është diçka që Presidenti do ta diskutojë pas disa orësh me sekretarin e Përgjithshëm Rutte. Ndoshta do të dëgjoni drejtpërdrejt nga Presidenti pas atij takimi më vonë këtë pasdite”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Takimi midis tyre vjen në një kohë të vështirë në marrëdhëniet midis aleancës dhe anëtarit të saj më të madh.

Trump e ka kritikuar vazhdimisht aleancën, duke e quajtur atë një “tigër letre” që nuk ka arritur t’i vijë në ndihmë Amerikës gjatë konfliktit me Iranin.

“Ata nuk kanë qenë miqtë tanë kur kemi pasur nevojë për ta”, i tha Trump së fundmi Reuters.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz