BallinaLajmeKurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dekada e romëve dhe...

Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dekada e romëve dhe e arsimit

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi pritje në Qeveri me rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Krahas urimeve për komunitetin rom në Kosovë, kryeministri Kurti tha se 8 Prilli nuk shënohet vetëm si një datë, por si reflektim mbi thelbin e shoqërisë.

Kryeministri Kurti theksoi se është dekada e romëve dhe e arsimit, duke përmendur disa prej përparimeve të shënuara në këtë drejtim, me theks te vajzat dhe gratë rome si bartëset më të forta të qëndrueshmërisë.

Fjalimi i kryeministrit Kurti:

Është nder e kënaqësi që jemi sot bashkë, dhe më lejoni në fillim që të gjithëve t’ua uroj Ditën e Romëve. Gëzuar!

Ne përpiqemi me krejt çfarë dimë dhe mundemi që sa më shumë të ketë dashamirësi e solidaritet, bashkëpunim e bashkëveprim midis nesh.

Urrejtja nuk ka vend mes nesh. Jo pse nuk njohim botën, por sepse e kemi përjetuar më thellë se shumëkush tjetër. Në gjuhën rome, me sa jam në dijeni unë fjala ‘urrejtje’ nuk ekziston, jo për mungesë fjalori, por për dëshmi të një kulture që ka zgjedhur të jetojë përtej saj.

Të nderuar të pranishëm,

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, nuk shënojmë vetëm një datë, por reflektojmë mbi thelbin e shoqërisë sonë. Forca e një shoqërie matet nga zëri që i jep atyre që shpesh mbeten në heshtje.

Përfaqësimi i komunitetit rom nuk është vetëm simbolikë; ai është një përgjegjësi e vetëdijshme. Kur një film dokumentar si “HORO ANO BORO” i regjisorit Benjamin Menekshe dhe i producentit Eroll Bilibani përfaqëson Kosovën në Berlin, ai i jep zë kësaj përfaqësie. Ai nuk rrëfen vetëm histori, por shndërrohet në dëshmi të fuqisë së diplomacisë kulturore, ku një komunitet shfaqet jo me zhurmë, por me thellësi shpirtërore.

Dekada është edhe e romëve, sepse dekada është e arsimit. Nga mungesa në mundësi, sot romët e Kosovës kanë tre kandidatë për doktoratë. Veçanërisht duhet të përkujtojmë gratë dhe vajzat rome, që shpesh janë bartëset më të forta të qëndrueshmërisë. Rreth 70% e të diplomuarve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas janë gra, dëshmi kjo e fuqisë, shpresës dhe vazhdimësisë së këtij komuniteti.

Në sport dhe ekonomi kemi hapur rrugë të reja. Për herë të parë kemi mbështetur një vajzë boksiere dhe dy biznese të reja të komunitetit rom, duke treguar se investimi te talenti dhe iniciativa kthehet në zhvillim dhe përfshirje reale sociale.

Nga Teatri “Nexhip Menekshe” te poezia e Kujtim Paçakut, nga Terzimahalla, pishtare e mbrojtjes së kulturës rome, deri tek albanologu i parë Nysret Seharoj; çdo zë, çdo penë, çdo akt krijues është një dritë që largon errësirën e harrimit. Kultura dhe dijet nuk janë thjesht thesar i së kaluarës, por themel i lirisë dhe dinjitetit.

Sot kemi aq shumë libra në gjuhën rome, sa i gjithë rajoni i Ballkanit na sheh me admirim. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, kemi subvencionuar shtimin e titujve në minibibliotekën rome, duke e kthyer librin në një urë të gjallë mes brezave. Sepse një gjuhë që shkruhet është një identitet i cili nuk humbet. Trashëgimia shpirtërore nuk mbijeton vetvetiu; ajo ruhet, kultivohet dhe forcohet përmes aktiviteteve kulturore, të cilat sot e kanë mbështetjen tonë të vazhdueshme.

Siç thoshte Rousseau, “Njeriu lind i lirë, por kudo është i zinxhiruar.” Pra, i lirë kur lind, mirëpo në pranga pastaj. Çdo hap drejt njohjes dhe barazisë është një hap drejt lirisë së fituar, dhe qeveria e Kosovës, përmes politikave për arsimin, përfshirjen sociale dhe mbështetjen e biznesit, e tregon këtë liri në veprim. Bursat, punësimi dhe qendrat mësimore janë ura që lidhin të tashmen me të ardhmen, duke fuqizuar komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane.

Zyrtarizimi i gjuhës rome në Prizren e në Graçanicë dhe mësimi fakultativ në shkolla nuk janë vetëm akte burokratike; ato janë dëshmi e drejtësisë kulturore dhe të respektit për dinjitetin. E respekti për dinjitetin vjen pikërisht edhe nga respekti për identitetin. Nëpërmjet këtyre, secili zë fiton peshë, arsimi dhe kultura bashkohen në ndërtimin e një shoqërie ku diversiteti nuk është vetëm pasuri, por mbartë harmoni dhe forcë shpirtërore të komunitetit.

Le të ndërtojmë një shoqëri ku çdo zë ka vend, çdo kulturë nderohet dhe çdo ëndërr gjen lirinë e saj.

Bahtalo Romano Dive!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz