BallinaLajmeGërvalla: Forcimi i sundimit të ligjit, detyrë e përditshme e institucioneve të...

Gërvalla: Forcimi i sundimit të ligjit, detyrë e përditshme e institucioneve të kësaj Republike

Të ngjajshme

“Wow” çfarë goli, Julian Alvarez realizon nga gjuajtja e lirë

Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar gol ndaj Barcelonës...

Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Sot Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e...

Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dekada e romëve dhe e arsimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi pritje...

Kryeparlamentari iranian: Tri klauzola të armëpushimit janë shkelur hapur dhe qartë

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, përmes llogarisë...

Ministrja e drejtësisë Donika Gërvalla ka pritur sot në takim koordinatorin për Zhvillim të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, z. Stephen O’Malley, dhe drejtorët e agjencive të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,  ku kanë bashkëbiseduar prioritetet kryesore për avancimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

“Institucionet gjyqësore qëndrojnë në qendër të angazhimit tonë, me fokus në rritjen e integritetit, pavarësisë dhe profesionalizmit të tyre. Theksuam rëndësinë e mekanizmave që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Digjitalizimi i shërbimeve gjyqësore shënon një hap të rëndësishëm drejt transparencës dhe thjeshtësimit të procedurave, duke e bërë më të lehtë për qytetarët të marrin shërbimet që u nevojiten”, ka thënë Gërvalla.

Në njoftimin për media thuhet se parandalimi dhe trajtimi i dhunës në familje dhe dhunës gjinore ishte gjithashtu një nga temat e diskutimit, me theks në nevojën për masa mbrojtëse efektive dhe koordinim të fuqishëm të institucioneve përgjegjëse.

Nevoja për standardizimin dhe harmonizimin e legjislacionit u trajtua si një temë e veçantë, duke nënvizuar rëndësinë e një kornize ligjore të qartë dhe të koordinuar.

“Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë mbetet partner strategjik i Republikës së Kosovës në realizimin e këtyre reformave, ndërsa përkushtimi ynë i përbashkët synon rezultate të matshme dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz