BallinaLajmeNegociatat SHBA-Iran, Shtëpia e Bardhë: Do të mbahen në Islamabad! “Kufijtë e...

Negociatat SHBA-Iran, Shtëpia e Bardhë: Do të mbahen në Islamabad! “Kufijtë e kuq” të presidentit nuk ndryshojnë

Të ngjajshme

Beqaret  rrezikohen të preken nga kanceri më shumë së të martuarit

Gratë që nuk janë martuar kurrë mund të kenë...

Shakira tregon sekretin e saj/ Si i mban fëmijët larg telefonave dhe rrjeteve sociale

Nuk është e zakonshme të dëgjosh një figurë globale...

Haradinaj: Nëse ka një figurë të përbashkët për president, s’jemi pengesë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj...

Netanyahu thotë se Hezbollahu në Liban nuk është pjesë e armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, bëri një deklaratë në hebraisht. BBC...

Ndërsa armëpushimi qëndron i brishtë, Karoline Leavitt, Zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohen në mëngjesin e “Shtunës së Madhe” në Islamabad.

Sipas saj, ekipi negociator amerikan përbëhet nga Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Steve Witkof, dhe Kushner, ndërsa pritet që udhëheqës i tyre të jetë Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance.

Në një njoftim për gazetarët në Uashington, Karoline Leavitt theksoi se “kufijtë e kuq të presidentit, përfshirë ndalimin e pasurimit të uraniumit në Iran, nuk kanë ndryshuar”.

“Fillimisht iranianët paraqitën një plan 10-pikësh, që ishte praktikisht i papërgjegjshëm dhe krejtësisht i papranueshëm, saqë presidenti Trump dhe ekipi i tij e hodhën fjalë për fjalë në koshin e plehrave”, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Më tej, ajo shtoi: “Shumë media raportuan gabimisht se ky plan ishte pranuar nga Shtetet e Bashkuara. Me afatin e presidentit që afrohej shpejt dhe ushtrinë amerikane që po godiste Iranin me çdo orë që kalonte, regjimi pranoi realitetin përpara ekipit negociator.

Pas kësaj, ata paraqitën një plan më të arsyeshëm, krejtësisht ndryshe dhe të përmbledhur. Presidenti Trump dhe ekipi i tij vendosën se ky plan i ri dhe i modifikuar mund të shërbente si bazë funksionale për negociata, e cila përputhej me propozimin tonë 15-pikësh”, deklaroi Leavitt. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz