BallinaLajmeMaliqi: Vjosa Osmani për vëmendje dikur e shante Hashim Thaçin, ka tradhëtuar...

Maliqi: Vjosa Osmani për vëmendje dikur e shante Hashim Thaçin, ka tradhëtuar edhe Sejdiun dhe Mustafën atëherë

Të ngjajshme

Haradinaj: Nëse ka një figurë të përbashkët për president, s’jemi pengesë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj...

Netanyahu thotë se Hezbollahu në Liban nuk është pjesë e armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, bëri një deklaratë në hebraisht. BBC...

27 vjet nga Beteja e Koshares

Nesër shënohet 27 vjetori i Betejës së Koshares, një...

Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçanit: U soll pa shenja jete

Xhevat Hasanmetaj ka humbur jetën tragjikisht në një punëtori...

Opinionistja Aferdita Maliqi ka komentuar intervistën e presidentes Vjosa Osmani, të dhënë mbrëmë në emisionin Pressing.

Gjatë paraqitjes së saj në Kosova Live në Televizioni T7, Maliqi ka qenë kritike ndaj Osmanit, duke thënë se ajo nuk ka sjellë ide konkrete për vendin.

“Unë Vjosa Osmanin e kujtoj duke i tradhëtuar bashkëpunëtorët e vet, ata që i kanë ngritur, si Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa. E kujtoj duke e sharë Hashim Thaçi pa lidhje, vetëm për të marrë vëmendje në opinion,” u shpreh ajo.

Sipas saj, presidentja nuk ka ofruar ndonjë kontribut të veçantë gjatë angazhimit të saj politik.

“Nuk e kujtoj Vjosa Osmanin që ka dhënë ndonjë ide apo diçka të mirë për këtë vend, as kur ka qenë deputete,” deklaroi Maliqi.

Ajo shtoi se Osmani po përpiqet të marrë merita për zhvillime që, sipas saj, nuk janë në kompetencë të presidencës.

“E kuptoj që mundohet t’i marrë kreditat, si për kohën sa ka qenë presidente, ashtu edhe për gjëra që janë përgjegjësi e qeverisë. Mendoj që Vjosa Osmani vetëm ka dalë në origjinalitetin e saj, ashtu siç ka qenë edhe më parë si deputete,” tha Maliqi në T7.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz