BallinaLajmeNga Lumbardhi, Osmani: Kujtimi i dëshmorëve dhe fryma e pajtimit na udhëheqin...

Nga Lumbardhi, Osmani: Kujtimi i dëshmorëve dhe fryma e pajtimit na udhëheqin përpara

Të ngjajshme

Netanyahu thotë se Hezbollahu në Liban nuk është pjesë e armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, bëri një deklaratë në hebraisht. BBC...

27 vjet nga Beteja e Koshares

Nesër shënohet 27 vjetori i Betejës së Koshares, një...

Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçanit: U soll pa shenja jete

Xhevat Hasanmetaj ka humbur jetën tragjikisht në një punëtori...

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vizitën e saj në Lumbardh, duke theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të këtij vendi për kombin shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka bërë homazhe për dëshmorët, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë dhe shtetin. Ajo ka theksuar se kujtimi i tyre mbetet udhërrëfyes për të ardhmen.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka treguar se ka qëndruar edhe në Kullën e Pajtimit të Gjaqeve, të cilën e ka cilësuar si një simbol të fuqishëm të faljes dhe unitetit, duke rikujtuar rëndësinë e lëvizjes për çrrënjosjen e gjakmarrjes.

Po ashtu, Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar edhe familjen Lekaj, duke vlerësuar kontributin e tyre në procesin e pajtimit, çlirimit dhe forcimin e frymës së bashkimit.

Në fund, ajo ka theksuar se uniteti, falja dhe respekti për njëri-tjetrin mbeten themelet kryesore për ndërtimin e së ardhmes së vendit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz