BallinaLajmeThaçi: Kthimi i Osmanit në LDK “do ta dëmtonte” Vetëvendosjen

Thaçi: Kthimi i Osmanit në LDK “do ta dëmtonte” Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Familjarët e Mateos reagojnë pas kërcënimit të Mirit në Big Brother

Pas fjalëve të Mirit ndaj Mateos në Big Brother...

“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa zbulon …

Sfida e fundit në “Ferma Vip” nuk solli vetëm...

Juristi Emrush Thaçi ka deklaruar se një rikthim i mundshëm i ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), do të kishte ndikim në skenën politike, duke vlerësuar se mund ta dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosje.

Thaçi ka theksuar se opozita aktuale nuk ka treguar performancë të kënaqshme dhe se një bashkim i mundshëm politik mes Osmanit dhe LDK-së mund të ndryshojë ekuilibrat politikë në vend.

Ai ka shtuar se rikthimi i Osmanit në LDK mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje politike, ndonëse, siç tha, ende nuk dihet diçka konkrete.

“Në rast se ne kemi këtë liderizëm në kuadër të opozitës, për arsye performanca e tyre deri më sot qe sa vite nuk lë për të dëshiruar. Prandaj kthimi i Vjosa Osmanit eventualisht në LDK, tash nuk dihet ende çfarë po ndodhë, unë besoj që është një marrëveshje besoj që kthehet. Kthimi i Vjosa Osmanit ndoshta do ta dëmtonte do të thotë Vetëvendosjen”, ka deklaruar Thaçi ne emisionin FIVE.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz