Tensione dhe përplasje në zhveshtore: Futbollisti i Ballkanit refuzon pjesën e dytë pas debatit me drejtuesit
Humbja e Ballkanit ndaj Dukagjinit ka nxitur një debat të madh në taborin e skuadrës nga Suhareka.
Kanal10 mëson ekskluzivisht se në pushimin mes pjesëve drejtuesit e klubit të Ballkanit kanë hyrë në zhveshtore të nervozuar dhe kishin pasur një debat të madh me disa nga futbollistët.
Nga nervoza e madhe dhe duke u ndjer i fyer, futbollisti Marsel Ismajlgeci vendosi që të largohet nga zhveshtorja duke mos pranuar të paraqitej në pjesën e dytë të takimit.
Madje sipas asaj që mëson Kanal10 futbollistët që ishin present në zhveshtore kishin ndalur një konfrontim fizik mes palëve në zhveshtoren e Ballkanit.
Ballkani u mposht 0:3 në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Dukagjinit, ndeshja e kthimit zhvillohet në Klinë më 22 prill.