BallinaSportNga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të “çmendur” pas Asllanit

Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të “çmendur” pas Asllanit

Të ngjajshme

“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa zbulon …

Sfida e fundit në “Ferma Vip” nuk solli vetëm...

Nga Lumbardhi, Osmani: Kujtimi i dëshmorëve dhe fryma e pajtimit na udhëheqin përpara

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vizitën e...

Sa më shumë afron afati kalimtar i verës, aq më shumë përmendet emri i Fisnik Asllani, sulmuesit të Kosovës që luan për Hoffenheim në Gjermani.

23-vjeçari lakmohet nga klube të mëdha, jo vetëm të Bundesligës, por edhe në Spanjë e Angli.

Barcelona e ka në shënjestër Asllanin, duke e parë atë si një zëvendësues të Robert Lewandowskit. Kjo është një pistë që pëlqehet edhe nga vetë futbollisti, pasi katalanasit janë skuadra e preferuar që nga fëmijëria.

Ka zëra se edhe Premier League mund të jetë një destinacion i mundshëm i sulmuesit, duke pasur parasysh fuqinë financiare të klubeve angleze. Dy skuadrat londineze, Chelsea dhe Tottenham, e ndjekin kosovarin.

Ka edhe një mundësi qëndrimi në Gjermani, ku së fundi është përmendur Borussia Dortmund. Kjo skuadër po kërkon një sulmues kalibri dhe Asllani shihet si një opsion shumë i mirë për të ardhmen, pasi favorizohet edhe nga mosha.

Për të lëshuar sulmuesin, klubi aktual i tij, Hoffenheim, kërkon të paktën 50 milionë euro, por konkurrenca e fortë mund të çojë në rritjen e kësaj shifre. I sigurt duket fakti se Fisnik Asllani do të ndërrojë ambient në verë dhe me shumë mundësi edhe kampionat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz