BallinaLajmeHoti: Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet një nga prioritetet kryesore

Hoti: Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet një nga prioritetet kryesore

Të ngjajshme

Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka deklaruar...

Thaçi: Kthimi i Osmanit në LDK “do ta dëmtonte” Vetëvendosjen

Juristi Emrush Thaçi ka deklaruar se një rikthim i...

Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes te Ballkani? Një lojtar vendosi të mos luante…!

Tensione dhe përplasje në zhveshtore: Futbollisti i Ballkanit refuzon...

Klodi tregon se a po e vazhdon shoqërinë me Londrimin dhe Elijonën

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj u...

Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet një nga prioritetet kryesore.

Kështu ka deklaruar Andin Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Më tutje ai tha se përgjegjësia, llogaridhënia dhe mos politizimi i çështjeve që ndërlidhen me luftën dhe tema të tjera do të jenë parimet udhëheqëse të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Postimi i plotë:

Përgjegjësia, llogaridhënia dhe mos politizimi i çështjeve që ndërlidhen me luftën dhe tema të tjera do të jenë parimet udhëheqëse të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Këtë mesazh e përcolla në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, ku u diskutuan projektligjet e planifikuara për këtë vit, si dhe çështje të tjera aktuale. Ndër to ishte edhe ekspozita e organizuar në Prishtinë, për pasaktësitë e së cilës kam reaguar, duke mbajtur një qëndrim të qartë dhe publik.

Gjatë takimit, shpalosa objektivat dhe vizionin tim si Ministër.

Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet një nga prioritetet kryesore, sepse është zgjidhje e domosdoshme për shumicën e sfidave, problemeve dhe mosmarrëveshjeve që lidhen me këtë fushë.

Jam i përkushtuar që, me angazhim të plotë dhe në bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë, ta çojmë përpara këtë proces dhe ta bëjmë këtë ligj realitet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz