BallinaLajmeNjë muaj paraburgim për babain e dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës...

Një muaj paraburgim për babain e dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij në Gjakovë

Të ngjajshme

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit

Një 55-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e...

Kushtetuesja merr vendimin për Ilir Metën

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e ish-presidentit...

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj, të pandehurit M.S.

Ai dyshohet për veprën penale të sulmit seksual.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri më 1 prill 2026, dyshohet se ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe pa pëlqimin e të miturës – vajzës së tij, duke përdorur përmbajtje të papërshtatshme dhe duke bërë kërkesa të papranueshme. Pas incidentit, e mitura ka njoftuar prindin tjetër dhe rasti është raportuar në polici.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe për mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të personave të përfshirë, veçanërisht të të miturës, detajet janë kufizuar. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka njoftuar Gjykata.

I pandehuri M.S do të jetë në paraburgim nga data e djeshme, 7 prill 2026 deri më 6 maj 2026.

“Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz