BallinaLajme“Rezoluta duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës dhe...

“Rezoluta duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës dhe të votohet me unanimitet”, Çitaku: Kjo që ndodhi sot është e paprecedentë

Të ngjajshme

Pak orë para ndeshjes, lojtarët e Liverpoolit dalin në qytetin e Parisit

Skuadra e Liverpoolit sonte luan ndeshjen e parë çerekfinale...

Selemanaj: Kujt po i pengon llogoja zyrtare e Presidences së Kosovës?!

Mosrespektimi i llogos zyrtare të Presidencës së Republikës së...

Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi i jonë dha rezultate, ndoshta jo 100%

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari-Lila,...

Një muaj paraburgim për babain e dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku pasi ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ka folur para mediave.

Ajo ka thënë se sot në këtë mbledhje ka ndodhur diçka e paprecedentë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku nuk është arritur që të dakordohen për rendin e ditës për seancën e së premtes.

“Siç e dini, PDK ka proceduar dhe protokolluar kërkesën për miratimin e një rezolute të veçantë e cila për trajtim do të kishte mbrojtjen e së kaluarës sonë historike dhe trajtimit të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Për ne asnjëherë kjo çështje nuk ka qenë politike. Kujtesa nuk është vetëm e kaluara, është identitet. Kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohemi ne si shoqëri, si institucione, si shtet.”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se kanë synuar edhe në seancën e kaluar por edhe sot, që deputetëve t’i sjellin për miratim një tekst të dakorduar mes grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës, ashtu që të dalin të bashkuar dhe të votohet një rezolutë e tillë me unanimitet, solemnitet dhe seriozitetin që kërkon.

“Kërkesa jonë që kjo çështje të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës, është jo si fushë-betejë ku pozita e opozita sulmojnë njëri tjetrin por si një çështje rreth së cilës ne kemi pajtim, do të duhej të trajtohej si pikë e parë e rendit të ditës. Pati një rezistencë të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme nga përfaqësuesit e VV-së që kjo të trajtohet si pikë e parë, dhe miratimi i rendit të ditës tani i mbeti seancës”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se nuk do të heqin dorë nga miratimi i rezolutës, dhe do të punojnë me të gjitha grupet parlamentare që Kuvendit t’i prezentohet një rezolutë ashtu siç kërkojnë nga seanca që ta trajtojnë si pikë e parë të rendit të ditës.

Në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, Çitaku e ka përsëritur se e kanë mbështetjen e tyre.

“Pikat tjera të rendit të ditës janë marrëveshjet ndërkombëtare. Ju e dini që PDK e ka bërë të qartë që këto marrëveshje i voton, këto janë marrëveshje të Kosovës dhe si të tilla PDK i mbështet.  Ju e dini që në vazhdimësi PDK ka qenë palë konstruktive dhe e përgjegjshme në Kuvend, kemi qenë të gatshëm për dialog, bashkëpunim, kompromis. Por, janë disa tema që ne besojmë që secili prej nesh duhet të jetë i pakompromis e ne duhet të jemi të pakomrpomis në respektimin e dhimbjes, sakrificës dhe të kaluarës sonë”, ka thënë Çitaku. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz