BallinaSportPoshtërohet në fushë tenisti i famshëm rus, e bën copë-copë reketin e...

Poshtërohet në fushë tenisti i famshëm rus, e bën copë-copë reketin e tij

Të ngjajshme

Vetëm 49 minuta. Kaq kohë qëndroi në fushën e Monte Karlos Daniil Medvedev, numri 10 në renditjen e ATP-së, përpara se të humbiste në raundin e parë kundër Matteo Berrettini-t… me rezultatin dërrmues 6-0 dhe 6-0, në një nga humbjet më të vështira të karrierës së tij.

Nuk ishte dita e rusit. Ai bëri pesë gabime të dyfishta dhe arriti vetëm 36% të serviseve të tij të para. Ai bëri gjithashtu 27 gabime të padetyruara, duke çuar në disfaten derrmuese(6-0, 6-0) .

Kampioni i US Open 2021 nuk e gjeti kurrë ritmin e tij dhe fitoi vetëm nëntë pikë në servisin e tij nga një total prej 17.

Kjo seri humbjesh në ndeshje e bëri Medvedevin të shkatërronte raketën e tij kur humbi ndeshjen e tij të tetë radhazi, me tabelën e rezultateve në Monte Karlo që e tregonte atë në disavantazh 6-0, 2-0. Rusi e bëri copë-copë raketën e tij dhe pastaj e hodhi në plehra./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz