BallinaLajmeBajqinovci thotë se Osmani nuk ndikoi në heqjen e masave: Ajo ishte...

Bajqinovci thotë se Osmani nuk ndikoi në heqjen e masave: Ajo ishte në linjë me Lajçakun për tërheqje nga veriu

Të ngjajshme

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka kundërshtuar Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin në lidhje me meritat që ajo tha se i ka për heqjen e masave.

Ai ka thënë se ajo nuk ka kontribuar në heqje të masave, por sipas tij ishte në linjë me Lajçakun për tërheqje nga veriu.

“Nëse nuk ka harruar, Presidentja pastrimin e strukturave kriminale e quante “bixhoz”. Ky është kontributi i saj në lidhje me masat!”, ka thënë Bajqinovci.

Osmani ka thënë sot në një intervistë në T7 se ka qenë puna e Presidencës që ka ndikuar në heqjen e masave nga BE, ndërsa ka thënë se ato masa erdhën për shkak edhe të keqkuptimeve të Qeverisë me aleatët. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz