BallinaSportVdekja e Lucescu, reagon Presidenti i Federatës: Është një ditë e zezë...

Vdekja e Lucescu, reagon Presidenti i Federatës: Është një ditë e zezë për Rumaninë dhe për futbollin botëror

Të ngjajshme

Trajneri rumun, Mircea Lucescu vdiq sot në moshën 80 vjeçare.

Presideni i Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, ka reaguar duke thënë se është një ditë e zezë për Rumaninë dhe për futbollin botëror, shkruan IndeksOnline.

“Është një ditë e zezë për Rumaninë dhe për futbollin botëror. Një njeri që jetoi përmes dhe për futbollin në çdo sekondë të ekzistencës së tij na ka lënë. Mircea Lucescu nuk ishte vetëm një trajner, por një mësues jete për breza të tërë lojtarësh. Ai ishte një njeri që e donte këtë sport më shumë se çdo gjë në jetë dhe ndikimi i tij në futbollin tonë është i pamatshëm. Në këto momente të vështira, mendimet tona shkojnë me familjen e pikëlluar. Na kanë mbetur mësimet e tij, eleganca e mbretërimit të tij dhe një boshllëk i madh që nuk mund të mbushet kurrë. Rrugë të mbarë midis yjeve, z. Lucescu” , deklaroi Razvan Burleanu.

Federata Rumune e Futbollit njofton organizimin e një momenti heshtjeje në kujtim të Mircea Lucescut para ndeshjeve të fazës tjetër, në garat e Superligës, Liga 2 dhe Liga 3, por edhe në garat e femrave për seniorë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz