Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi U.D e Presidentës, Albulena Haxhiu ka hapur llogari të re në rrjetin social Facebook për institucionin e Presidencës, pasi që llogarinë e vjetër e ka marrë me vete ish-Presidentja, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se “beteja” për llogari të Facebookut dhe Twitter-it, është tallje me qytetarët, hajgare koti e sipas saj edhe inate provinciale.
“Po punë e madhe kush e ka Facebook-un. Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike. Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë. Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet. Këto janë hallet”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: