BallinaSport“Nuk luajmë në SHBA”, Irani kërcënon sërish për pjesëmarrjen në Botëror, ja...

“Nuk luajmë në SHBA”, Irani kërcënon sërish për pjesëmarrjen në Botëror, ja kush përfiton

Të ngjajshme

Irani ka njoftuar FIFA-n se mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse ndeshjet e Grupit G kundër Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re nuk zhvendosen nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë, për shkak të shqetësimeve serioze për sigurinë publike.

Ministri i Sportit i Teheranit, Ahmad Donyamali, ka përshkruar mundësinë që ekipi kombëtar të luajë në Los Angeles dhe Seattle si “shumë të ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe deklaratat e fundit të forta të Presidentit Donald Trump si pengesa të pakapërcyeshme.

Pavarësisht presionit diplomatik dhe kërkesave për ndryshimin e vendit të ndeshjeve, FIFA nuk ka bërë ende asnjë lëshim, duke lënë fatin e pjesëmarrjes së Iranit në duart e qeverisë iraniane, e cila pret “garanci konkrete” përpara se të marrë një vendim përfundimtar, përcjell tch.

Sipas rregullores, nëse Irani tërhiqet, nuk do të zëvendësohet nga Italia, por nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas praktikës dhe merituar territoriale të FIFA-s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz