BallinaLajmeMolliqaj kritikon Abdixhikun pas takimit me Kurtin: A ka parime apo vetëm...

Molliqaj kritikon Abdixhikun pas takimit me Kurtin: A ka parime apo vetëm interesa të ngushta karrieriste?

Të ngjajshme

Vdes trajneri i njohur, Mircea Lucescu

Trajneri i njohur, Mircea Lucescu ka ndërruar jetë, në...

Kërcënimi i Trumpit me shkatërrim të civilizimit iranian, deklarohet zëdhënësja e Qeverisë së Iranit

Zëdhënësja qeveritare e Iranit, Fatemeh Mohajerani, i tha agjencisë...

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Bayern Munich

Skuadra e Real Madrid e ka publikuar formacionin zyrtar...

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër qëndrimet e fundit të Lumir Abdixhiku, duke i cilësuar ato si të paqëndrueshme dhe të motivuara nga interesa personale.

Sipas tij, kreu i LDK-së ka ndryshuar disa herë pozicionin e tij në lidhje me zhvillimet politike në vend. Fillimisht, ai ishte kundër mbajtjes së zgjedhjeve pas dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa më pas kërkoi që të caktohej një datë për zgjedhje, transmeton lajmi.net.

Në një deklarim tjetër të fundit, Abdixhiku u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje alternative për çështjen e presidentit, në mënyrë që vendi të shmangë zgjedhjet.

Molliqaj i sheh këto ndryshime si tregues të mungesës së konsistencës politike. Ai sugjeron se këto lëvizje nuk burojnë nga parime të qarta, por nga përpjekje për të siguruar përfitime politike dhe pozita institucionale.

Në reagimin e tij, ai theksoi se një qasje e tillë nuk përfaqëson një opozitë të mirëfilltë, por më tepër një grupim që synon të bëhet pjesë e pushtetit përmes marrëveshjeve politike.

Deklarimi i Molliqajt:

“A ka Lumir Abdixhiku parime apo vetëm interesa të ngushta karrieriste? Lëvizja e tij përbrenda një mujore me qëndrime të ndryshme më shumë të len me kuptu që të gjitha qëndrimet e këtij kryetari të LDK-së janë agjendë e tij personale. Para dates 4 mars ishte që nuk të ketë zgjedhje. Pastaj me datën 5 mars, menjëherë u bë për zgjedhje, tha vendi duhet të shkohet në zgjedhje. Pas vendimit të Gjykatës që e anuloi këtë vendim, prapë doli me deklarimin tjetër“.

“Ajo çka Abdixhiku po kërkon është një pozicion shtetëror për vete dhe eventualisht për vartësit e vetë. Me një pozicion të tillë opozitar, kjo në fakt nuk është opozitë, kjo është një grup politik që synon të ketë hise në pushtet“./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz