BallinaLajmeNetanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në Iran

Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në Iran

Të ngjajshme

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë goditën sot ura dhe hekurudha në Iran.

Kreu i qeverisë izraelite në një video të publikuar në rrjetin social X, deklaroi se Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit po i përdornin ato për të transportuar materiale për prodhimin e armëve.

Sipas Netanyahu, goditjet u miratuan nga ai së bashku me ministrin e mbrojtjes, Israel Katz, dhe nuk kishin për qëllim të godisnin civilët iranianë, por qeverinë.

“Ky nuk është më i njëjti Iran, as e njëjta Izrael. Ne po ndryshojmë balancën e fuqisë nga një skaj në tjetrin,” tha Netanyahu.

Kujtojmë që pas një njoftimi nga zyrtarët iranian, qytetarët kanë dalë në shenjë proteste në ura dhe centrale energjetike të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz