BallinaLajmeHaxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, u fol për...

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, u fol për angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve

Të ngjajshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Endri Shabanin dhe atë të Kosovës, Naim Qelajn.

Në këtë takim është diskutuar për rolin dhe rëndësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit në të dyja republikat, me theks të veçantë në punën dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

 “Po ashtu, bashkëbisedimi u fokusua edhe në praktikat më të mira të raportimit të këtyre institucioneve në kuvendet përkatëse, duke u theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëveprimi”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz