BallinaLajmeGjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë, Policia jep detaje

Të ngjajshme

Një burrë është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:30 në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana. Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia ka nisur hetim mbi rastin, dhe po merr të gjitha veprimet hetimore dhe të ekzaminimit.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz