BallinaLajmeRruga në Carralevë rikthehet në funksion, nis sanimi i dëmtimeve

Rruga në Carralevë rikthehet në funksion, nis sanimi i dëmtimeve

Të ngjajshme

Nafta në Belgjikë drejt çmimit rekord

Çmimet e naftës në Belgjikë pritet të arrijnë një...

Mbretëria e Bashkuar i ndalon hyrjen Kanye Westit

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ndaluar Kanye...

Strehimorja për qentë endacak vetëm premtim

Komuna e Tetovës veç më ka marrëveshje me një...

4-vjeçari sulmohet nga pitbulli në Vlorë, dërgohet urgjent në spital

Një qen i llojit pitbull ka kafshuar një fëmijë...

Kanë filluar punimet për sanimin e trupit të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes, pas dëmtimeve të regjistruara në këtë pjesë të rrugës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për realizimin e këtyre punimeve është lidhur kontrata përkatëse, dhe se ndërhyrja do të rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë të rrugës për qytetarët dhe automjetet që kalojnë aty.

Sipas komunikatës, ky veprim tregon përkushtimin e vazhdueshëm të ministrisë për reagim të shpejtë ndaj dëmtimeve infrastrukturore dhe për përmirësimin e cilësisë së rrugëve në të gjithë vendin.

Ministria ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që rrugët të jenë të sigurta dhe funksionale. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz