Ish-diplomatja Edita Tahiri ka deklaruar se vetëm një gjuhë e përbashkët politike mund të sjellë një president të unitetit dhe të funksionalitetit të shtetit.
Tahiri thekson se kjo është e rëndësishme për të shmangur situatat e ngjashme me mandatin e kaluar.
Theksojmë se ditën e djeshme kreu i VV-së, Albin Kurti zhvilloi një takim me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku lidhur me këtë çështje por pa ndonjë arritje të marrëveshjes.
Ende nuk ka ndodhur një takimi midis Kurtit e Hamzës edhe pse është përfolur për një të tillë./Indeksonline/