Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar rëndësinë e muajit prill për vendimin e Kosovës në politikë dhe për stabilitetin institucional të vendit.
Në një postim të publikuar, Haziri ka deklaruar se populli i Kosovës ka orientim europian dhe nuk meriton tjetër qeverisje përveç asaj euroatlantike, ku sipas tij, LDK-ja punon dhe ndërton tash e 37 vjet, raporton lajmi.net
Ai ka shtuar se rezultati politik i vendit varet nga vullneti për bashkëpunim dhe marrëveshje ndërpartiake, duke theksuar se pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi.
Postimi i tij:
Populli i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!
Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi.
Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët.
Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe.
Ky popull i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!/Lajmi.net/