Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas debatit që u krijua rreth kërkesës së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, për një takim me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Sipas Lushaku-Sadriu, kërkesa për takim ishte një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, me qëllim dialogun dhe bashkëpunimin në rrethanat aktuale, raporton lajmi.net
Ajo ka theksuar se interpretimet e nxitura nga kjo veprimtari nuk i shërbejnë dialogut ndërpartiak të nevojshëm.
Postimi i plotë:
Kërkesa e Kryetarit të LDK-së, z. Abdixhiku, për takim dhe diskutim me z. Haradinaj ka qenë një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit të nevojshëm në rrethanat aktuale.
Fatkeqësisht, në vend të një qasjeje që do të kontribuonte në frymën e bashkëpunimit, kemi parë interpretime që nuk i shërbejnë dialogut të domosdoshëm ndërpartiak.
Besojmë se në momente të rëndësishme për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike./Lajmi.net/