BallinaSportDaku rikthehet nga dëmtimi, aktivizohet me Rubin Kazanin

Daku rikthehet nga dëmtimi, aktivizohet me Rubin Kazanin

Të ngjajshme

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Një gol nga Politano, zbret në pozitën e tretë Milano

Kampionët e Italisë kanë marrë një fitore të madhe. Ata...

Arifi: Kurti do që Osmani të jetë kryetare e LDK-së për të bërë koalicion

Opinionisti Avni Arifi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin...

Napoli thyen heshtjen pas 80 minutash, udhëheq ndaj Milanit

Napoli ka shënuar më në fund golin e epërsisë...

Mirlind Daku është rikthyer në fushën e lojës pas një periudhe të gjatë dëmtimi, duke lënë pas një mungesë të rëndësishme edhe për Shqipërinë në ndeshjet e “play-off”-it të Botërorit.

Sulmuesi nuk ishte pjesë e listës së trajnerit Sylvinho për sfidat e muajit mars, për shkak të problemeve fizike që e kishin mbajtur jashtë fushave për disa muaj.

Megjithatë, Daku ka bërë rikthimin e tij në ndeshjen e fundit të Rubin Kazan, që u përball në transfertë me Sochi.

Ai u aktivizua në minutën e 68-të të takimit, duke luajtur rreth 25 minuta në një ndeshje ku skuadra e tij po mbronte avantazhin minimal 1-0.

Në këtë fazë, sulmuesi u fokusua më shumë në aspektin mbrojtës dhe menaxhimin e lojës, sesa në kontributin ofensiv.

Daku u bë protagonist në minutat shtesë, kur tentoi të vononte lojën duke shkelmuar një top të dytë në fushë, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të verdhë.

Përndryshe, Rubin Kazani arriti të dal fitimtarë pasi mposhti Sochin 0-1 pas golit të Ruslan Bezrukov.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz