Arne Slot po rrezikon gjithnjë e më shumë shkarkimin nga Liverpooli.
Eliminimi turpërues nga Manchester City në “FA Cup”, bëri drejtuesit e “Reds” të vënë dyshimet e tyre në qëndrimin e holandezit.
Kështu raporton edhe “Daily Mail”, duke thënë se Slot ka humbur edhe besimin e lojtarëve duke e bërë këtë gjë të pashmangshme.
Liverpooli, këtë sezon nuk ka pasur sukses duke u eliminuar nga FA Cup, EFL Cup si dhe matematikisht nuk mund të mbrojë titullin e Premierligës.
Fokusi i madh për “Reds”, ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve ku do të përballen në çerek-finale me kampionët në fuqi, PSG-në./IndeksOnline/