BallinaLajmeTragjedia në Austri ku burri dyshohet se vrau gruan kosovare, një banore...

Tragjedia në Austri ku burri dyshohet se vrau gruan kosovare, një banore rrëfen momentet tronditëse

Të ngjajshme

Një gol nga Politano, zbret në pozitën e tretë Milano

Kampionët e Italisë kanë marrë një fitore të madhe. Ata...

Arifi: Kurti do që Osmani të jetë kryetare e LDK-së për të bërë koalicion

Opinionisti Avni Arifi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin...

Napoli thyen heshtjen pas 80 minutash, udhëheq ndaj Milanit

Napoli ka shënuar më në fund golin e epërsisë...

Manipulimet me rezultatet e 28 dhjetorit, Kryeziu thotë se po vazhdojnë hetimet – paralajmëron aktakuza

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke...

Një ngjarje e rëndë e rëndë ka tronditur Austrinë  pasditen e së dielës së Pashkëve, ku një grua 39-vjeçare është gjetur e pajetë në kopshtin e shtëpisë së saj. Viktima dyshohet të ketë pësuar plagë si nga thika, ashtu edhe nga arma e zjarrit.

Bazuar në raportimet e mediave austriake, viktima është Zoja Oroshi, me origjinë nga Gjakova dhe me banim në Baden të Austrisë.

Lidhur me rastin, si i dyshuar kryesor është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, 47-vjeç, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Çifti raportohet se kishte katër fëmijë së bashku dhe se më herët kishin pasur konflikte familjare. Megjithatë, motivi i saktë i krimit ende nuk është konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Një banore e zonës, e cila ka qenë dëshmitare e zhvillimeve pas ngjarjes, ka rrëfyer për mediat momentet e para.

“Ishte një mbrëmje e zakonshme për mua dhe pashë nga distanca një numër të madh policësh. Më pas u mblodhën shumë fqinjë dhe kuptuam se një grua, nënë e fëmijëve, ishte vrarë pak metra më tej.”

E pyetur nëse e njihte çiftin, ajo shtoi: “Po, i kam njohur. Fëmijët e tyre luanin shpesh futboll dhe ata dukeshin njerëz shumë të mirë. Pastaj dëgjuam për ngjarjen dhe mbetëm të shokuar.”

Banorja theksoi se ngjarja ka prekur rëndë komunitetin.

“Jam e tronditur, nuk kam fjetur gjithë natën duke menduar se çfarë po kalojnë fëmijët tani. Kjo ngjarje prek secilin në fshat.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz