BallinaLajme“Nuk mund të lësh armë bërthamore në duart e të çmendurve” –...

“Nuk mund të lësh armë bërthamore në duart e të çmendurve” – Trump: Propozimi i Iranit për paqe është i pamjaftueshëm

Të ngjajshme

Një gol nga Politano, zbret në pozitën e tretë Milano

Kampionët e Italisë kanë marrë një fitore të madhe. Ata...

Arifi: Kurti do që Osmani të jetë kryetare e LDK-së për të bërë koalicion

Opinionisti Avni Arifi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin...

Napoli thyen heshtjen pas 80 minutash, udhëheq ndaj Milanit

Napoli ka shënuar më në fund golin e epërsisë...

Manipulimet me rezultatet e 28 dhjetorit, Kryeziu thotë se po vazhdojnë hetimet – paralajmëron aktakuza

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke...

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka komentuar propozimin për një armëpushim 45 ditor me Iranin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm nga ana e Teheranit por shtoi se nuk është mjaftueshëm i mirë.

“Ata bënë një propozim dhe është një propozim i rëndësishëm. Është një hap i rëndësishëm. Nuk është mjaftueshëm i mirë, por është një hap shumë i rëndësishëm. Ata po negociojnë tani, dhe kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në lidhje me draftin e paraqitur për t’i dhënë fund luftës në rajon.

Komentet e presidentit të SHBA erdhën në aktivitetin vjetor të Shtëpisë së Bardhë për Pashkët, ku ai përsëriti gjithashtu se lidershipi i Iranit tani është “shumë më i arsyeshëm” pas ekzekutimit të Ali Khameneit në fillim të luftës.

Megjithatë, ai shtoi se “Nuk mund t’u japësh armë bërthamore të çmendurve”.

“Regjimi i parë u rrëzua, regjimi i dytë u rrëzua. Tani grupi i tretë i njerëzve me të cilët po merremi nuk është aq i radikalizuar dhe mendojmë se ata janë në fakt shumë më të zgjuar”, tha ai.

Trump shtoi se nëse do të varej prej tij, ai do ta vazhdonte luftën për të marrë naftën e Iranit.

“Nëse do të varej nga unë, do ta merrja naftën, do ta mbaja, do të fitonim shumë para”, theksoi ai, duke shtuar se populli amerikan dëshiron që lufta të mbarojë. Sipas tij, lufta mund të përfundojë shumë shpejt, nëse qeveria iraniane bën “atë që duhet të bëjë”. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz