BallinaSportMarrëveshja është e kryer, Zidane e realizon ëndrrën pas vitesh pritje

Marrëveshja është e kryer, Zidane e realizon ëndrrën pas vitesh pritje

Të ngjajshme

Ushqimet që në mënyrë natyrale ulin kolesterolin

Ka disa ushqime që ngrisin nivelin e kolesterolit. Por ka...

​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas-Baicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më...

Bordi i Paqes i jep afat për çarmatosje Hamasit

Bordi i Paqes në Gaza i ka dhënë Hamasit...

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton...

Më në fund, zyrtarizohet lidhja e Kimit me Lewis Hamiltonin

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton e bënë zyrtare lidhjen e tyre në...

Zinedine Zidane ka refuzuar të gjitha ofertat për hir të një posti të vetëm – drejtimit të Francës.

Numërimi mbrapsht ka nisur për rikthimin e ish-trajnerit të Real Madridit në botën e trajningut, këtë herë me një kombëtare – një ëndërr e kahershme për “Zizou”, për të cilën ai ka refuzuar shumë oferta.

Zidane pritet të pasojë Didier Deschampsin, i cili ka njoftuar largimin nga “Les Bleus”, me Kupën e Botës 2026 që do të jetë turneu i tij i fundit në krye të Francës.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “AS”, Zidane tashmë ka “finalizuar marrëveshjen me Federatën Franceze të Futbollit” për të marrë drejtimin e kombëtares pas Kupës së Botës 2026, duke i dhënë fund një pauze katërvjeçare nga trajningut pas aventurës së tij të dytë me Real Madridin.

Në javët e fundit, Zidane ka marrë oferta për t’u rikthyer menjëherë në drejtimin e një klubi të madh, por ai i ka refuzuar ato prerazi, duke detyruar klubet e interesuara të kërkojnë alternativa të tjera.

Trajneri, që fitoi tre tituj radhazi të Liga e Kampionëve me Real Madridin, ka sqaruar se e ardhmja e tij tashmë ishte vendosur dhe marrëveshja me federatën franceze ekzistonte prej kohësh.

Gjatë kësaj periudhe larg fushës, emri i tij është lidhur vazhdimisht me një rikthim te Real Madridi, i vetmi klub që ai ka drejtuar në karrierën e tij si trajner (përfshirë edhe ekipin rezervë).

Pavarësisht disa tensioneve pas largimit në vitin 2021, marrëdhënia me drejtuesit e klubit është normalizuar.

Zidane ka refuzuar gjithashtu oferta të mëdha nga Al-Hilal, si dhe interesimin nga Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Megjithatë, zgjedhja e tij ka qenë e qartë: ose të drejtojë Francën, ose të rikthehet te Real Madridi – pa marrë në konsideratë asnjë destinacion tjetër./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz