BallinaLajmeTrump: Falënderimi i takon Allahut, e marta do të jetë “ditë ferri”...

Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta do të jetë “ditë ferri” për Iranin

Të ngjajshme

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet...

Rama njofton rikthimin e teliferikut të Germisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë...

Aksident trafiku mes një kamioni e veture në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së martës...

Deklarata për Abdixhikun, LDK i reagon Ramush Haradinajt

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka...

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit edhe një herë që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit.

Ai njoftoi se e marta do të jetë “dita e termocentralit dhe dita e urës”.

Me sa duket kjo një paralajmërim për infrastrukturën iraniane.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr – do ta shikoni! Falënderimi i qoftë Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP.

Ndryshe, presidenti amerikan së fundmi ka lavdëruar ushtarët amerikanë pas shpëtimit të pilotit të F-15 nga “thellësia brenda maleve të Iranit”.

“Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit”, deklaroi ai.“Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë. Do të zhvilloj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale, të hënën, në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”, përfundoi Trump.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz