BallinaSportArteta pas humbjes nga Southampton: Ishim të dobët, e paguam çmimin

Arteta pas humbjes nga Southampton: Ishim të dobët, e paguam çmimin

Të ngjajshme

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Një gol nga Politano, zbret në pozitën e tretë Milano

Kampionët e Italisë kanë marrë një fitore të madhe. Ata...

Arifi: Kurti do që Osmani të jetë kryetare e LDK-së për të bërë koalicion

Opinionisti Avni Arifi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin...

Napoli thyen heshtjen pas 80 minutash, udhëheq ndaj Milanit

Napoli ka shënuar më në fund golin e epërsisë...

Arsenali është eliminuar nga FA Cup, pasi mbrëmë pësoi humbje në çerekfinale nga Southampton, me rezultat 2-1.

Pas kësaj humbje, trajnerini “Topçinjëve” Mikael Arteta, ka thënë se e paguan çmimin pasi ishin të dobët në mbrojtje, shkruan IndeksOnline.

“Natyrisht, jemi shumë të zhgënjyer. Donim të riktheheshim sa më shpejt në Wembley, por nuk ia dolëm, ndaj së pari, urime Southamptonit për kualifikimin.

Ndeshja pati momente, ne patëm periudhat tona me dominim të madh, me raste dhe situata pranë zonës, por nuk i shfrytëzuam sa duhet. Pastaj duhet të pranojmë se ishim të dobët në mbrojtje pranë zonës sonë, aty ku zakonisht jemi shumë të fortë. E paguam çmimin për këtë.”, deklaroi Arteta.

Spanjolli po ashtu foli edhe për dy garat e tjera, Premier Ligë dhe Champions League, ku Arsenali synon të fitoj trofe.

“Na pret periudha më e rëndësishme në të dy garat dhe pikërisht tani, kur kalon një moment të vështirë në sezon, duhet të tregosh se nga çfarë je i bërë, tani është momenti të tregojmë kush jemi.”, shtoi Mikael Arteta./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz