BallinaLajmeAbdixhiku uron besimtarët katolikë për Pashkët: Frymëzim për solidaritet dhe bashkim

Abdixhiku uron besimtarët katolikë për Pashkët: Frymëzim për solidaritet dhe bashkim

Të ngjajshme

“Kam fatin të punoj me të”, Cancelo për Hansi Flick: E dalloj nga të tjerët!

Mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, është paraqitur në konferencë...

Rruga në Carralevë rikthehet në funksion, nis sanimi i dëmtimeve

Kanë filluar punimet për sanimin e trupit të rrugës...

Anija kontenier u godit nga një projektil i panjohur pranë Iranit, thotë UKMTO

Një anije transportuese është goditur nga një objekt i...

Tahiri: Vetëm konsensusi politik mund të sjellë një president të unifikuar dhe funksional

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka deklaruar se vetëm një gjuhë...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. Mesazhi i tij u publikua në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook.

Abdixhiku thekson se Pashkët janë një festë e shenjtë që simbolizon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen, rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore dhe ringjalljen e shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Ai i ka uruar qytetarët përzemërsisht dhe ka bërë thirrje që kjo ditë të shërbejë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.

Në postimin e tij Abdixhiku shkruan:

“Të dashur qytetarë të besimit katolikë, kjo festë e shenjtë shënon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore. Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju uroj përzemërsisht festën e Pashkëve. Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, me besimin se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Gëzuar Pashkët!”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz