Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Ai në urim veçoi edhe Papa Leonin XIV, duke shpresuar që Vatikani të njohë Kosovën si shtet.
“Në vigjilje të festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët katolikë, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë bashkëkombësit tanë kudo që janë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”.